LAJMI I FUNDIT:

Interi e zgjodhi në fund Spalletin, por ajo që i ofroi Contes ishte e ‘çmendur’ dhe nuk kishte ndodhur kurrë në Itali

Interi e zgjodhi në fund Spalletin, por ajo që i ofroi Contes ishte e ‘çmendur’ dhe nuk kishte ndodhur kurrë në Itali

Nga e mërkura, Luciano Spalleti nis detyrën e tij të re, si trajner i Interit. Por, ish-tekniku i Romës nuk ishte zgjedhja e parë e drejtuesve zikaltër dhe nëse zgjedhja e parë do të kishte pranuar propozimin e tyre e priste një kontratë marramendëse, në shifra dhe afat kohor.

Mediat sportive italiane kanë publikuar detajet nga bisedimet mes drejtueseve të Interit dhe trajnerit të Chelseat, Antonio Conte.

Shumë para nuk i pranoi Conte

Sipas tyre, propozimi fillestar ka qenë një kontratë 3-vjeçare dhe 12 milionë euro pagë në sezon. Conte e vlerësoi interesimin, por e refuzoi atë dhe këtu ndikoi edhe këmbëngulja e Abramovich për vazhduar me trajnerin që riktheu titullin kampion në Stamford Bridge.


Diego Simeone ishte një tjetër alternativë, por në ditët kur argjentinasi firmosi dhe premtoi besnikëri Atleticos së tij, zikaltërit nisën ofensivën e dytë drejt Londër.

Opsioni i dytë i Interit

Kur Simeone rinovoi, oferta për Conten ishte  akoma më joshëse, si nga ana financiare, ashtu edhe nga ana menaxheriale.

Sipas asaj që shkruan Corriere Dello Sport, Jindong Zhang i ofroi ish-trajnerit të Juventusit dhe kombëtares italiane një kontratë 10-vjeçare më një përfitim neto në fund të saj prej 120 milionë eurosh.

Për të përforcuar më shumë ofertën dhe duke njohur karakterin e trajnerit, që nga Juventusi u largua për çështjen e blerjes së lojtarëve, “Zikaltër” menduan një tjetër ndryshim në strukturën drejtuese.

Ai i besoi projektit të rusit Abramovich

Kjo do të thotë që nëse Conte do të ishte sot trajner i Interit, ndryshe nga kolegët e tij në Serinë A, do të ishte fuqiplotë në çështjet e blerjes dhe shitjes së lojtarëve, ngjashëm si Ferguson tek Manchester United e Wenger tek Arsenali.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori