LAJMI I FUNDIT:

Interi e largoi Piolin, pasi ky kishte marrëveshje me Fiorentinën

Interi e largoi Piolin, pasi ky kishte marrëveshje me Fiorentinën
Stefano Pioli

Stefano Pioli pritet ta marr drejtimin e Fiorentinës nga sezoni i ardhshëm. 

Trajneri 51-vjeçar u nda me klubin e Interit para dy ditësh.

E gjithë kjo pas formës së dobët të skuadrës në ndeshjet e fundit.


Sipas medieve italiane ish trajneri i Lazios ka biseduar me drejtorin Pantaleo Corvino, dhe është bindur ta marr drejtimin e klubit.

Ai do ta zëvendësojë Paulo Sousa që ishte në detyrë deri më tani.

Flitet se Interi kur e ka kuptuar marrëveshjen e Piolit ka vendosu largimin e tij kur kanë mbetur edhe tri xhiro nga fundit. /Telegrafi/