LAJMI I FUNDIT:

Interi afër Vrsaljkos

Interi afër Vrsaljkos

Interi është duke vazhduar të mbajë bisedime me Sassuolo për mbrojtësin anësor Sime Vrsaljko.

Corriere dello Sport shkruan se trajneri i Nerazzurrëve, Roberto Mancini e do në skuadër kroatin.

Gazeta shkruan se tashmë Interi ka arritur marrëveshje me Ever Banega e Sevillas dhe Caner Erkin e Fenerbahces pa asnjë kosto.


Çmimi i kroatit është 15 milionë euro, ndërsa alternativa shihen edhe Bruno Peres i Torino e Martin Caseres i Juventusit.

Anësor tjerë që përcillen nga Interi janë edhe Semedo i Benficas dhe Pablo Zabaleta i Cityt, përçmimi i tyre është shumë i lartë. /Telegrafi/