Interesimi i pazakontë i trevjeçarit - 'dashurohet' tek makinat e rrobalarësve

Internetin e ka pushtuar historia e një djali trevjeçar që ka gjetur shumë herët pasionin e jetës – makina larëse e rrobave.
Prindërit e tij, Rachael dhe Ben nga Sunderland në Mbretërinë e Bashkuar, janë krenarë për djalin e tyre Teddy, i cili u bë viral pasi nëna ia zbuloi dashurinë e pazakontë për këto pajisje shtëpiake — e cila nisi që kur ai ishte shumë i vogël.
Sipas Rachael, kur ai ishte rreth një vjeç, qëndronte ulur duke vëzhguar makinën për rreth 40 minuta - sa zgjat një cikël larjeje.
Ajo tha se makinat janë e vetmja gjë për të cilën ai ndonjëherë ka qenë kaq i fiksuar.
@rachatkinsonx Our washing machine mad boy had a visit to currys today and all of the staff LOVED his tshirt 🥰 thank you all so much for the love and support from my recent post teddy’s been offered some amazing opportunities which we can’t wait to share 🥰🫶🏽 @Teddy Gillespie #washingmachine #obsessed @Currys @Currys Ireland ♬ som original - anix nerd1
Më 15 shkurt, Rachael publikoi në profilin e saj në TikTok një përmbledhje fotografish që tregojnë hobin e pazakontë të Teddyt. Në fillim ajo shërbeu si shaka duke thënë se ai tani duhet të pëlqejë vetëm makinat dhe dinosaurët, por fotografitë e mëpasshme treguan të vërtetën - Teddy krijoi koleksion me lodra të maiknave larëse dhe ngjyra të ndryshme, së bashku me kosha të vogla për rroba dhe detergjentë.
Në një nga fotografitë ai shihet duke veshur uniformën e një dyqani të madh britanik të pajisjeve elektrike, Currys, që nëna e tij thotë se është “vendi i tij i preferuar në botë”. Fotot tjera tregojnë Teddy duke u argëtuar me makinat, duke kontrolluar pajisje të vërteta në dyqan dhe edhe një tortë me temë maiknë rrobash në festën e tij të tretë të ditëlindjes.
Postimi u pëlqye shpejt nga përdoruesit, duke marrë më shumë se 93 mijë pëlqime, dhe shumë prindër ndanë histori të ngjashme në komentet e tyre. Disa thanë se edhe fëmijët e tyre kanë pasur pasione të pazakonta, ndërsa llogaria zyrtare e Currys komentoi se Teddy është “një legjendë absolute”.
Në një video të re më 16 shkurt, Rachael e çoi Teddy‑n në një udhëtim të ëndrrave në Currys, ku ai vrapoi i gëzuar mes rafteve me maikna për të parë modelet e tij të preferuara. Ajo tha se ai “nuk e kupton mjaftueshëm që ka bërë jehonë në internet”, por kur ajo i ka lexuar komentet, ai është gëzuar shumë prej tyre. /Telegrafi/



















































