Duket se entuziazmi dhe besimi në shtëpinë e Interit po rritet në mënyrë sensacionale.

La Gazzetta dello Sport shkruan se Nerazzurët qysh në ditën e parë të shitjes së biletave për këtë ndeshje kanë arritur të shesin plot 50 mijë bileta.


zyrtare giuseppe meazza nikoqir i finales s euml lk s euml 2016 hd

Një rekord ky në vete për një ndeshje që nuk konsiderohet derbi.

Duket se thirrja e Spallettit për përkrahje të tifozëve është pritur mirë prej këtyre të fundit që pritet të mbushin stadiumin Giuseppe Meazza.

inter 2 e1486633613302

Nerazzurët sipas sportives italiane presin që deri në ditën e ndeshjes të shiten afro 60 mijë bileta, që është shumë impresive duke marrë parasysh shumë faktorë.

Interi ka fituar dy ndeshjet e para ndaj Fiorentinës dhe Romës në mënyrë bindëse duke shënuar 6 gola dhe duke pranuar vetëm 1 gol, teksa ndaj Romës zikaltrit regjistruan një përmbysje spektakolare.

Pesë ndeshjet e ardhshme të Interit janë si vijojnë:Inter – Spal Crotone – Inter Bologna – Inter Inter – Genoa Benevento – Inter

/Telegrafi/

telegrafi sport app