LAJMI I FUNDIT:

Inter 6-1 Bologna, notat e lojtarëve – Shkëlqen Dzeko

Inter 6-1 Bologna, notat e lojtarëve – Shkëlqen Dzeko

Interi ka triumfuar me rezultat të thellë 6-1 në shtëpi ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.

Nerazzurrët i janë kthyer fitores pas barazimit me Sampdorian, pasi kanë mposhtur Boglonan dhe kanë marrë kreun e renditjes.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lautaro Martinez (6’), Milan Skriniar (30’), Nicolo Barella (34’), Matias Vecino (54’) dhe Edin Dzeko (63’, 68’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Arthur Theate (87’).


Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte sulmuesi boshnjak, Dzeko, i cili pas dy golave u notua me 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulet e takimit shkoi për mbrojtësin mysafirë, Lorenzo De Silvestri, i cili u notua me 5.3.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/