Interi ka humbur në shtëpi nga Udinese me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Serie A, duke e shijuar kështu humbjen e parë për këtë sezon.

Nerazurrët e kanë shijuar humbjen e parë në kampionatin e sivjetmë nën drejtimin e Luciano Spallettit, duke u mundur në shtëpi nga Udinese.


Golat në këtë takim u shënuan nga Mauro Icardi (16') për Interin, ndërsa Kevin Lasagna (14'), Rodrigo De Paul (61') dhe Antonin Barak (77') për 'Zebrat'.

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje befasisht është një lojtar i vendasve, me Antonio Candreva që u vlerësua me notë 8.4.

Edhe lojtari më notën më të ulët të ndeshjes vjen nga Interi dhe është portieri Samir Handanovic, i cili u vlerësua me notë 5.9.

Karamoh Behrami Yann Karamoh gjatë një dueli me Valon Behramin (Getty Images)

Te Udinese nota më e lartë shkoi për portierin Albano Bizzarri, i cili u notua me 8.0, ndërsa mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami luajti për rreth 20 minuta dhe u vlerësua me notë 6.5. /Telegrafi/ Inter:

notat inter e1513440738569

Udinese:

notat inter 1 e1513440752856

telegrafi sport app