LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca ukrainase publikoi një audio-incizim: Kjo bisedë dëshmon se rusët hodhën në erë digën

Inteligjenca ukrainase publikoi një audio-incizim: Kjo bisedë dëshmon se rusët hodhën në erë digën

Shërbimi i inteligjencës i Ukrainës (SBU) njoftoi sot se ka përgjuar një telefonatë që pretendon se dëshmon se forcat ruse hodhën në erë digën Nova Kahovka dhe hidrocentralin e lidhur në rajonin Kherson të Ukrainës jugore, duke shkaktuar përmbytje masive, ku mijëra banorë u detyruan të largohen dhe shkaktuan shkatërrim ekologjik.

Oficerët e inteligjencës ukrainase kanë publikuar sot në rrjetet sociale një audio të bisedës, e cila zgjat rreth një minutë e gjysmë. Në regjistrim, dy burra dëgjohen duke folur rusisht për pasojat e fatkeqësisë.

“Ata (ukrainasit) nuk e sulmuan atë. Ishte grupi ynë sabotues”, tha një burrë i përshkruar nga SBU si një ushtar rus. “Ata donin të trembnin (njerëzit) me atë digë. Nuk shkoi sipas planit dhe (ata bënë) më shumë nga sa kishin planifikuar”, njoftoi ai.


SBU nuk dha detaje të mëtejshme rreth bisedës apo pjesëmarrësve. Ata njoftuan se kishin hapur një hetim penal për krime lufte dhe “ekosistem”.

“Sulmuesit donin të shantazhonin Ukrainën duke hedhur në erë digën dhe organizuan një fatkeqësi të shkaktuar nga njeriu në jug të vendit tonë”, deklaroi SBU.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi dje se kishte ekzaminuar tërësisht pamjet e mbetjeve të digës pas shkatërrimit të saj dhe arriti në përfundimin se nuk kishte gjurmë granatimesh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Kalo në kategori