Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se në Bakhmut, Rusia ka fituar vetëm 48 centimetra për secilin prej ushtarëve të saj të vrarë ose të plagosur.
Rusia pretendonte se pushtoi qytetin në fund të muajit të kaluar, me ndihmën e grupit mercenar Wagner, transmeton Telegrafi.
Por Wagner po tërhiqet dhe po ia lë ‘pushtimin’ trupave të rregullta ruse – udhëheqësi i grupit tha disa ditë më parë se 99 për qind e njësive të Wagner janë larguar.
Instituti për Studimin e Luftës me bazë në SHBA thotë: “Një bloger ushtarak rus pohoi se forcat ruse dhe ukrainase po kryejnë angazhime pozicionale në krahun verior dhe jugor të Bakhmutit”.
“Blogeri ushtarak pohoi se forcat ukrainase po forcojnë linjat mbrojtëse në këtë zonë, sepse forcat ruse synojnë të rifillojnë përpjekjet e tyre sulmuese më 5 qershor – data e planifikuar e përfundimit të tërheqjes së Wagner nga Bakhmut”, u tha ndër tjera nga ISW. /Telegrafi/
In February 2022, Russia likely planned to complete the capture of the whole of the Donbas region within 10-14 days.
But in Bakhmut, for every 48cm gained, one of its soldiers has been killed or wounded.
Ukraine fights on.pic.twitter.com/6HZMIsi5Os
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) June 3, 2023