DJ Geek dhe Argjentina Ramosaj kanë publikuar ditë më parë projektin më të ri të përbashkët.

Dueti i dyshes vjen në këndim nga këngëtarja atraktive shqiptare e cila është në performim kryesor, ndonëse projekti mban firmën e "deejayt" të njohur.


"Sekreti" ishte titulluar kënga e fundit e dyshes, e cila ishte sjell së bashku me një video të veçantë.

640 0 5b4e4210379cc

Por, del që melodia e këngës të jetë e huazuar prej një bendi amerikano-latin, i cili është tejet i njohur ndërkombëtarisht.

Rebel de Way kishte publikuar para nëntë vjetëve këngën "Wanna Play" dhe instrumentali duket tejet i ngjashëm me këngën e dyshes.

Ndryshe, muzika është punuar nga Butrint Buçinca dhe Duja.

Videoklipi është realizuar në regji të Elena Kelmendit nga Imagine Films. /Telegrafi/