LAJMI I FUNDIT:

Instituti për Studimin e Luftës tregon se cili është qëllimi kryesor i Putinit në Ukrainë

Instituti për Studimin e Luftës tregon se cili është qëllimi kryesor i Putinit në Ukrainë

Instituti për Studimin e Luftës ka publikuar një analizë dhe hartë të re të luftës në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin vazhdon të refuzojë idenë e sovranitetit të Ukrainës në një mënyrë thelbësisht të papajtueshme me negociatat serioze.

Në fjalimin e tij, ai deklaroi se “garancia e vetme reale e sovranitetit të Ukrainës” mund të jetë vetëm Rusia, e cila “krijoi” Ukrainën.


Putin përsëriti se është një “fakt historik” që ukrainasit dhe rusët janë në thelb “një komb” që është ndarë gabimisht në “shtete të ndryshme”.

Putin nuk heq dorë nga qëllimi i tij kryesor, raporton instituti amerikan.

Deklaratat e Putinit hedhin poshtë faktin juridik se Ukraina është një shtet plotësisht sovran dhe se populli ukrainas ekziston si një komb i veçantë.

Narrativa se Ukraina dhe Rusia janë një komb i ndarë në shtete të veçanta nga rrethana arbitrare historike tregon synimin e vazhdueshëm për të shkatërruar shtetin ukrainas dhe për të fshirë nocionin e popullit ukrainas.

Një zyrtar i lartë rus ka kërcënuar se Rusia mund të synojë satelitët komercialë perëndimorë që ndihmojnë Ukrainën.

Zëvendësdrejtori i Departamentit të Kontrollit të Armëve të Ministrisë së Jashtme ruse, Konstantin Vorontsov, u tha Kombeve të Bashkuara se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po përpiqen të përdorin hapësirën për të “imponuar dominimin perëndimor” dhe se “infrastruktura pothuajse civile mund të jetë një objektiv legjitim për hakmarrje”.

Reuters raportoi se zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen çdo sulmi në infrastrukturën amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NYT: Përplasje e madhe mes Muskut dhe Rubios para syve të Trumpit

NYT: Përplasje e madhe mes Muskut dhe Rubios para syve të Trumpit

Amerika
Ky qytet ndihmoi SHBA-në të mbështeste Ukrainën - tani roli po i zbehet shkaku i Trumpit

Ky qytet ndihmoi SHBA-në të mbështeste Ukrainën - tani roli po i zbehet shkaku i Trumpit

Evropa
Pas kërcënimeve të fundit të Trumpit drejt Moskës, reagon Kremlini

Pas kërcënimeve të fundit të Trumpit drejt Moskës, reagon Kremlini

Evropa
Policia britanike publikon pamjet e arrestimit të spiunëve të Putinit - çfarë u gjet në bujtinën e rusëve?

Policia britanike publikon pamjet e arrestimit të spiunëve të Putinit - çfarë u gjet në bujtinën e rusëve?

Evropa
Përmbysje totale, Trump tani kërcënon Rusinë me masa të ashpra deri në armëpushim

Përmbysje totale, Trump tani kërcënon Rusinë me masa të ashpra deri në armëpushim

Evropa
Trump ia jep edhe një goditje Ukrainës - nuk ka qasje më në imazhet satelitore

Trump ia jep edhe një goditje Ukrainës - nuk ka qasje më në imazhet satelitore

Amerika
Kalo në kategori