LAJMI I FUNDIT:

Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat

Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat

Instituti GAP përmes një grafike të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka paraqitur disa të dhëna mbi pagën mesatare bruto në sektorin privat në Kosovë.

Sipas këtyre të dhënave, del që Prishtina ka pagën më të lartë mesatare në sektorin privat, e cila është 677 euro, transmeton Telegrafi.

Qyteti i dytë me pagën më të lartë mesatare është Graçanica me 630 euro, e pasuar nga komuna e Leposaviqit me pagën mesatare bruto 590 euro.


Ndërkaq, komunat me pagën më të ulët janë komuna e Parteshit dhe Ranillugës me 233 euro, dhe komuna e Novobërdës me 284 euro.

Instituti GAP thotë se burimi i këtyre të dhënave është Administrata Tatimore e Kosovës, ku njofton se nuk janë përfshirë pagat e organizatave buxhetore, ambasadave, kompanive publike, e  disa tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Kalo në kategori