Gjendja e vështirë sociale e familjes Selmani, sëmundja e kryefamiljarit dhe djalit të kësaj familje, e ‘detyrojnë’ zonjën e shtëpisë që të dali para mëngjesit e të kthehet natën vonë, duke kërkuar të sigurojë kafshatën e gojës.
Makfire Selmani, e zonja e shtëpisë, rrëfen për gjendjen e jashtëzakonshme të familjes së saj.
Ajo tregon se sa e vështirë është të jesh “vetë burrë dhe vetë grua”, pasi që tash e disa muaj burri saj është i shtrirë në spital, kurse edhe djali i shtrirë në shtëpi është duke luftuar me sëmundjen e kancerit. Përveç brengave të familjes, ajo problem e ka edhe vendin ku jeton ngase tash e disa herë zyrtar të institucioneve u kanë kërkuar që të paguajnë për vendin ku jetojnë.
Makfirja brengoset edhe për djalin tjetër që në moshën 14 vjeçare është i sëmurë nga sytë dhe ka pasur 4 aksidente, dhe i cili nuk është në gjendje për ta vazhduar shkollimin.
“Vet grua vetë burrë, qe 25 vite jemi këtu. Dy të sëmurë. Gjendjen më të rëndë se unë nuk e di a e ka dikush. Tek unë nuk punon askush. Nuk di sa kuptoni, unë çka se len Zoti nuk e bëjë. E varfër jam, motër myslimane jam, çka nuk e lejon Zoti nuk e bëjë, para xhamisë e zgjati dorën me ja siguruar kafshatën dhe dy të sëmurëve barnat. S’ka më vështirë. Edhe djali tjetër prej syve është i sëmur, një herë sociali ma ka mundësuar, ma kanë dërguar tek Klinika Gjermane, ma’ skam, e ka afatin e shkurtë për shërim, por nuk kam mundësi me e shërua. Tash mu kanë bë dy të sëmurë, edhe burrin e sëmur me 100 sëmundje. Jam e Terrnovcit nga Komuna e Bujanocit. gjendjen më të rëndë se unë nuk besoj që e ka dikush, veç çka më kanë ndihmuar, çka kanë bë rahmet, Zoti i shpërbleftë. Qetu flej, qetu rrimë, qetu krejt… Dikush mundet t’më kupton, por nuk është e lehtë. Vetë grua vetë burrë. Burrin e kam ne spital me 100 sëmundje. E dinë sociali e dinë krejt. Me social nuk po muaj me i mbërri barnat e shtrenjta po i kam”, thotë Makfirja për Kosovapress.
Ajo tregon se kërkesat e tyre drejt institucioneve kanë qenë të vazhdueshme, por që këto kërkesa kanë rënë në vesh të shurdhër, siç thotë ajo, ngase sot e 25 vite ata po përballen me jetë mjaftë të vështirë. Zonja Selmani është mjaft e shqetësuar edhe me institucionet përkatëse, të cilës i kërkojnë të paguaj qira për barakën të cilën ajo e quan shtëpi.
“E kam dërguar kërkesën në Komunë, se ma herët nuk e di a me keni pa që na kanë qit. E kam dërguar kërkesën që të bisedoj për gjendjen që e kamë t’i, po hiq nuk e ka marr parasysh bile ma kanë pru edhe vjet edhe sivjet me paguar, i kam edhe dokumentet qe mi kanë pru me paguar që jam tu ndejt këtu. Unë thash shpirtin le të ma marrin, le të me mysin se skam, sociali për barna nuk po del. Një herë i siguroj barnat, pastaj çka të mbesin… ju kisha lut krejtve çka të kenë mundësi t’më ndihmojnë, Zoti iu dhashë, Zoti i ruajt. Kush nuk ka, Zoti ja dhashtë se po e shoh vet çka po hjeki , se skamja ish derë e hekurit. Në Ramazan kenë disa deputet të kësaj partie… Ata me kanë ndihmua sivjet, po a me i sigurua për të sëmurë, a me i sigurua për dimër, a me i sigurua për idare, çka me bë ma përpara”, rrëfen ajo.
Makfirja përshkruan barakën të cilën thotë se gjatë dimrit është shumë e ftoftë, e në verë është shumë e nxehtë. Ajo thotë se gjatë kohës me shi baraka e tyre ngjason me një pishinë plot me ujë. Zonja e familjes Selmani u bënë thirrje të gjithë atyre që e shohin këtë artikull të kenë mëshirë dhe të ndihmojnë atë të paktën me një shtëpi një dhomëshe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri