Një pronar shtëpie instaloi një “radar” jashtë shtëpisë së tij, por të cilën ia shkatërruan vetëm një ditë pas vendosjes së tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “radari fals” i bërë nga druri, dukej si një aparat fotografik dhe ishte ngjitur në një shtyllë gardhi me një lidhje kabllore.


FA1 2

Ai u shfaq të shtunën në New Road në Bedhampton, Havant në Hampshire, në një zonë ku lejohej shpejtësia prej 30 milje në orë.

FA2 3

Por ajo ishte zhdukur këtë mëngjes sipas një postimi në një grup lokal në Facebook i cili tregonte fotografi të tubit të kullimit me asgjë të vendosur në majë.

FA3 2

Alexander Booth shkroi: “Kutia e kamerës së shpejtësisë tani mungon, u zhduk natën, me copa të thyera në trotuar”.

Dizajni i tij ishte shumë i ngjashëm me një origjinal, por me një inspektim të afërt, ju mund të shihni se ishte bërë prej druri dhe ishte fiksuar në një shtyllë gardhi dhe një lidhje kabllore. /Telegrafi/