Inspektorati i Punës i ka dhënë të drejtë ish-kryeshefit të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, duke e vlerësuar si të kundërligjshëm shkarkimin e tij nga ana e Bordit të Përkohshëm të Telekomit të Kosovës.
Në vendimin 7 faqesh të Inspektoratit të Punës ku thuhet se “Vendimi i Telekomit të Kosovës është në kundërshtim me dispozitat ligjore”.
Në pikën I të vendimit të Inspektoratit thuhet se ankesa e Bedri Istrefit e bërë në këtë Institucion është e bazuar.
Në pikën II thuhet se vendimi i Telekomit të Kosovës është në kundërshtim me Ligjin e Punës, por edhe ligje tjera të aplikueshme në vendin tonë.
Inspektorati i Punës i jep afat prej 8 ditë për ankesë.
Bedri Istrefi u shkarkua më datë 24 prill, ndërsa Bordi i Përkohshëm i Telekomit caktoi Burbuqe Hanën në vend të Istrefit.