Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së, ka njoftuar se kanë arrestuar sot tre të dyshuar (një zyrtar policor, një zyrtar të shërbimit korrektues dhe një qytetar) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”në bashkëkryerje.
Në njoftim thuhet se hetuesit kishin pranuar informacione për këtë rast përmes një ankese të adresuar në Inspektoratin Policor lidhur me dyshimin së një zyrtar policor, një zyrtar i shërbimit korrektues dhe një qytetar kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor duke ju referuar një incidenti që kishte ndodhur më 5 tetor 2020 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, transmeton Telegrafi.
Lidhur me këtë incident ishte hapur rast edhe në Policinë e Kosovës i cili pastaj bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së i ishte dorëzuar hetuesve të IPK-së.
“Menjëherë pas pranimit të këtyre informacioneve hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur rastit duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.Pas këtyre veprimeve hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe tre të dyshuarve në këtë rast me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë