Nga: Faruk Tasholli
Ymer Elshani, një nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë shqipe për fëmijë, siç dihet, më 1999 u masakrua nga forcat ushtarako-policore të shtetit serb, bashkë me familjen, ku si trashëgimtare i shpëtoi vetëm vajza, Teuta.
Ata që e kanë njohur mirë Ymer Elshanin, e dinë se ishte një shkrimtar që nuk imponohej shumë në media, por që shkrimet e tij ishin vazhdimisht prezente në shtypin letrar shqiptar të Kosovës, madje të një cilësie të lartë. Por, megjithatë, njerëzit e artit dhe të shkencës, domosdo që lënë prapa vetes inserte që zbulohen më vonë.
Kështu, këto ditë, në arkivin e Televizionit të Prishtinës, u zbulua një emision ku ishte prezent shkrimtari Ymer Elshani, por që zbuluesit e rinj nuk mund ta identifikonin. Gazetari i RTK-së, miku im Xheladin Rexhepi, duke ditur për kontaktet e mia me Ymerin, m’i dërgoi katër fotografi që ta identifikoj në ishte ai apo jo? Përkrah fotove, Rexhepi më shkruan edhe për rastin e gjetjes së emisionit nga ekipi ku ai punon, duke sqaruar:
“Ekipi i RTK-së që bën digjitalizimin nga shiritat 16 milimetërsh, ka bërë bartjen e një emisioni për fëmijë, por mungonin komplet të dhënat se për kë bëhet fjalë. Në bazë të stilit poetik dhe intonacionit, m‘u duk se duhej te ishte Ymer Elshani. Ashtu edhe kolegëve nga redaksia ime u pohova për ta regjistruar në databazë, por me një pikëpyetje derisa të verifikohet… Materialet filmike datojnë nga fillimet e punës së RTP-së. Numërohen të identifikuara rreth 20 mijë njësi filmike. Një histori e terë. Materiale që ruhen në kushte joadekuate, me rrezik shkatërrimi…”!
Duke u bazuar në këto të dhëna, me fotot që më erdhën i drejtohem vajzës së Ymerit, Teutës, por edhe poetit për fëmijë dhe juristit Ibrahim Shala, bashkëvendës i Ymerit. Nga të dy marr konfirmimin se fotot janë të shkrimtarit në fjalë.
Në ndërkohë, seç mu kujtua një nga takimet e fundit në mos krejt i fundit me Ymerin.
Ishte fillimi i vitit 1990 dhe unë kisha ndërmarrë iniciativën që t’i botoj disa poezi nga poetët që kishin vdekur, e që mund të kishin lënë krijimtari të botuar. Ndër ta ishte edhe atdhetari dhe poeti Fazli Gajçevci. E gjeta një poezi të tij, por më mungonin data e lindjes dhe e vdekjes së autorit. I drejtohem Dibran Demakut, gazetar në Televizionin e Prishtinës, mos di diçka. Pyete Ymer Elshanin, më orienton ai. Fazli Grajçevcin e ka pasur dajë. Po ku ta gjeja unë Ymeri, derisa gazeta “Fjala“ ku e kisha premtuar faqen, po shkonte në shtyp. Nuk vonoi as një ditë dhe rrugës përfundi pallatit të Radio Prishtinës, e takova rastësisht Ymerin dhe ia tregova qëllimin tim. M’i tregoi datat përmendsh dhe unë duke hezituar e pyeta sërish nëse ishte i sigurt. “Mos e ke dert”, shtoi Ymeri. “Shkruaje si të them, unë se i di saktë”…
Dhe tash, erdhi një ditë, që për Ymerin të kërkoj të dhëna si dikur për Fazli Grajçevcin, të dy të masakruar nga pushteti serb, por në kohë të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!
Zërat e parë femërorë të letërsisë shqipe

“Diçka po lëviz nën sipërfaqe": Çfarë zbulojnë “fantazmat” e fshehura brenda kryeveprave të pikturës!

Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës

Banda e grave që kërcënoi Londrën për dekada

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania