LAJMI I FUNDIT:

Iniesta: Real Madridi provoi të më transferonte

Iniesta: Real Madridi provoi të më transferonte

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, ka pohuar se ai ishte subjekt i interesimit për tu transferuar nga rivali i urryer, Real Madrid.

Mesfushori i Spanjës, Iniesta do të fillojë një kapitull të ri të karrierës së tij pas përfundimit të Kupës së Botës në Rusi pas nënshkrimit me ekipin japonez Vissel Kobe.

Ai fitoi nëntë tituj të La Ligas dhe katër Liga të Kampionëve në mesin e një numri të madh trofesh pas përparimit të tij përmes akademisë së Barcelonës.


Loja e tij prej një gjeniu dhe garanci në mesfushë kanë bërë që Iniesta të bëhet subjekt i një transferimi nga Real Madridi, por që ky nuk ka menduar asnjëherë largimin nga Barcelona.

Iniesta gjatë një dueli me Luka Modric (Getty Images)

“Ka pasur momente kur Real Madridi sillej  rreth meje për të nënshkruar me mua”, ka thënë fillimisht Iniesta në një intervistë të gjerë për El Hormiguero.

“Nuk ka pasur negociata përtej faktit që [Madridi] dëshironte që unë të isha atje”.

“Unë kam qenë gjithmonë i qartë se dëshiroja të arrija vetëm me Barcelonëb”.

“Fillimet nuk ishin të lehta, por flitej për të shkuar diku tjetër, por gjithmonë preferoja të luaja 10 minuta këtu sesa më shumë në një ekip tjetër”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori