Andres Iniesta nuk ka stërvitur sot (e enjte) me Barcelonën dhe mediat spanjolle kanë filluar të aludojnë në një largim të mesfushorit spanjoll.  

‘El Clasico’ i parë i sezonit po afron, pasi Barcelona dhe Real Madridi do ndeshen mes vete të dielën për ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.


Ky takim zhvillohet nga ora 22:00 në Camp Nou, por Barcelona mund ta ketë një mungesë të rëndësishme.

Është mesfushori Iniesta, i cili nuk ka stërvitur sot (e enjte) me skuadrën, ndërsa në klubi ka njoftuar se ai është lejuar nga trajnerit, por nuk sqarohet për ndonjë lëndim eventual.

“Andres Iniesta nuk u trajnua sot me lejen e trajnerit”, thuhet në njoftimin e klubit Blaugrana.

Megjithatë, mediat kanë filluar të aludojnë në ndonjë largim të ‘magjikut’ spanjoll pasi diçka e ngjashme ndodhi edhe me rastin e Neymarit, i cili pas disa ditëve zyrtarizoi kalimin te PSG. /Telegrafi/

telegrafi sport app