Andres Iniesta e sheh veten në të ardhmen si trajner, por nuk është i fiksuar që të drejtojë gjithsesi Barcelonën.
Mesfushori i madh i Barcelonës dhe Spanjës, një prej mjeshtërve më të mëdhenj të futbollit vazhdoi karrierën e tij në kampionatin japonez, te Vissel Kobe.
Ai fitoi nëntë tituj të La Ligas dhe katër Liga të Kampionëve ndërsa Don Andres beson se ai mund të ketë sukses edhe si trajner.
“Unë nuk e di çka mban e ardhmja. Unë nuk dua të them se nuk do të më pëlqente të drejtoja Barcelonën, por nuk mund të them se është një gjë që po mendoj për këtë”.
Día especial al ver a estos fenómenos 💪😃 @FCBarcelona
Special day to be reunited with my former teammates 💪😃 pic.twitter.com/EowNObDVE2
— Andrés Iniesta (@andresiniesta8) December 10, 2018
“Po, është e vërtetë se me kalimin e kohës do të bëhesha trajner. Kështu e shoh veten pasi të lë futbollin në formë aktive”.
“Do të më pëlqente të kthehesha te Barcelona dhe të tregoj atë që di për klubin dhe të transmetoj dashurinë që kam”, u shpreh Iniesta.
Ai shtoi se Lionel Messi mund të bëjë çka të dëshirojë në fushë, pasi që ai është edhe lojtari më i mirë në botë. /Telegrafi/