LAJMI I FUNDIT:

Inida Gjata për Parashqevi Simakun: Mos e përdorni, nuk është ajo në video

Inida Gjata për Parashqevi Simakun: Mos e përdorni, nuk është ajo në video

Artistja dhe këngëtarja Inida Gjata ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku komentoi mbi një video të shpërndarë së fundmi.

Në këtë video, pretendimi është se artistja shqiptare Parashqevi Simaku, e cila jeton në New York, merr ndihma për Krishtlindje për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

“Është shumë e padrejtë nga ana e medias që të ngrejë veten duke shkelur mbi personazhe të ndryshme publikë gjë që nuk është hera e parë që ndodh. Për Parashqevin më prek edhe më shumë sepse kam patur mundësinë ta njoh dhe të jetë person i afërt i familjes time. E kam dashur shumë dhe e dua shumë. Jam e sigurtë që ajo po e vuan shumë këtë”, u shpreh Gjata.


Foto: Screenshot/YouTube

“Nga fillimi i karrierës së saj derisa vendosi të ikë, mbaj mend se si ajo nisi audicionet ku babi im ishte regjisor i koncerteve të saj, dhe studente e mamasë sime, kisha një lidhje shumë të mirë me të por sa u përket të tjerëve, nëse do donin ta nderonin Parashqevin, mund të bënin dokumentar sepse ka bërë shumë gjëra për të treguar, ka sjellë shumë risi edhe në një kohë të vështirë të viteve të 80-ta. Ishte e vështirë të bëhej dikush ajo që Parashqevi Simaku u bë në atë kohë”.

Inida Gjata u ndal gjithashtu në rolin e media ku sipas saj, po shkatërrohet opinioni publik me lajme të rreme.

“Mos shkatërroni opinionin publik. Unë e di shumë mirë si funksinon sepse e kam provuar vetë derisa u shkëputa publikisht. Por duhet thënë se nga ana tjetër ka edhe media profesionale që dinë të ruajnë etikën”, tha Gjata. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Magazina
Kalo në kategori