Inflacioni në Kosovë arrin 5.3% në nëntor 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin nëntor 2025, duke raportuar një rritje vjetore të çmimeve prej 5.3% dhe një rritje mujore prej 0.4%.
Sipas të dhënave zyrtare, krahasimi mes nëntorit 2025 dhe nëntorit 2024 tregon se inflacioni është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi në disa grupe kyçe të COICOP-it.
Rritjet më të larta janë shënuar te shërbimet e tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (18.1%),
pemët (16.1%),
energjia elektrike (15.5%),
biletat e fluturimeve (14.6%),
mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (14.1%),
kafe, çaj dhe kakao (14%),
mish (13.7%),
pushime të organizuara (13.5%),
qumësht, djathë dhe vezë (10.5%),
lëndë djegëse të ngurta (9.6%).
Grupet e tjera që kanë kontribuar në rritjen totale prej 5.4 pikë përqindje përfshijnë shërbimet ambulatore, hotelerinë, pajisjet terapeutike, duhanin, kujdesin personal, vajrat dhe yndyrat, si dhe prodhimet ushqimore.
Rënie vjetore e çmimeve është vërejtur vetëm te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-0.8%) dhe te blerja e automjeteve (-0.5%), me ndikim të përgjithshëm prej -0.1% në indeks.
Krahasuar me tetorin 2025, IHÇK është rritur me 0.4%. rritja mujore është nxitur nga shtrenjtimet te:
shërbimet e tjera të transportit personal (5.1%),
qumësht, djathë dhe vezë (4.2%),
perime (3%),
energjia elektrike (1.8%),
karburantet (1.6%),
mish (1.1%),
kujdes personal (1%),
kafe, çaj dhe kakao (1%).
Rënie e theksuar mujore është regjistruar te biletat e fluturimeve (-15.9%) dhe pushimet e organizuara (-8.2%), duke zbutur pjesërisht presionet inflacionare./Telegrafi.

















































