Ky është momenti kur infermierët u futën në një dhomë për t'u kujdesur për një djalë të vogël, pasi e gjithë familja e tij u infektua me coronavirus.

Djali tre muajsh - dhe motra e tij njëvjeçare nga Katghora, Indi - u izoluan kur nëna e tyre, 27 vjeçe, rezultoi pozitive për sëmundjen, transmeton Telegrafi.


Xhaxhai i tyre u thirr për t'i marrë fëmijët - por edhe ai rezultoi se kishte coronavirusin.

Por, për fat të keq të fëmijëve, edhe gjyshja kishte rezultuar pozitive me COVID-19.

Babai i fëmijëve nuk jeton afër, do të thotë se fëmijët kishin mbetur pa kujdestar.

Katër infermierë nga Instituti i Shkencave Mjekësore në New Delhi, aktualisht janë duke u përkujdesur për fëmijët me radhë, sikur të ishin prindërit e tyre.

Pamjet tregojnë momentin kur dy mjekë të veshur me kostume filluan të kujdeseshin për djalin e vogël.

Djali i vogël dhe motra e tij të dy kanë testuar negativisht për virusin - pavarësisht se pothuajse çdo anëtar i familjes së tyre të ngushtë e ka virusin COVID-19. /Telegrafi/