Nga: Dan Brooks / The Guardian (titulli origjinal: In the 90s, we worried about Nirvana ‘selling out’. I wish that concept still made sense)
Përkthimi: Telegrafi.com
Isha 14 vjeç kur Kurt Cobain i grupit Nirvana u shfaq në kopertinën e revistës Rolling Stone, i veshur me një fanellë ku shkruhej “Corporate Magazines Still Suck” [revistat e korporatave nuk vlejnë asgjë!]. Edhe në atë moshë të re, mesazhi i tij mu duk shqetësues: nëse Rolling Stone nuk vlen asgjë, pse ai ishte në kopertinë? Ndoshta fanella ishte ironike. Ndoshta portretizimi i tij ishte ironik. Ose, ndoshta në mënyrë alarmante nuk e ka parë asnjë kontradiktë midis fanellës dhe paraqitjes së tij në këtë revistë korporative, sepse ne të gjithë duhej të kuptonim se çdo pohim i vlerave në muzikën e popullarizuar, në thelb ishte i kotë, edhe pse shumë nga këngët në albumin Nevermind ishin të qarta për mua.
Intervista e Cobainit nuk bëri diçka për t’i zgjidhur këto paqartësi. Pasi e mbrojti ligsht revistën Rolling Stone se kishte disa artikuj të mirë, ai shtoi: “Nuk e fajësoj një fëmijë mesatar 17-vjeçar të pank-rokut që më cilëson si një akt që shitet”.
Është një fjalë që nuk e dëgjoni më. Ashtu si pantallonat shumë të mëdha, koncepti i shitjes ishte qendror në vitet 1990 saqë duket i çuditshëm sot. Gjithashtu si pantallonat e mëdhaja dikur, megjithatë ndihet përsëri si diçka e rëndësishme. Sado e bezdisshme ishte ideja e aktit që shitet, zhdukja e tij nga vlerat tona kolektive ka pasur pasoja të thella në shekullin XXI.
Nirvana – që së bashku me grupin Pearl Jam ishin përgjegjës për shndërrimin e nëngzhanrit “grunge” në strategjinë “alternative” të marketingut – ishte grupi më i shitur i epokës, sipas metrikave të matshme: shitja e albumeve. Numri i madh i kopjeve të albumit Nevermind bëri që Nirvana, siç ka shkruar Rolling Stone, “të jetë grupi i parë pank-rokut me platin të trefish në botë”. Megjithatë, nga vlerat intuitive të kohës, nuk i konsideroja si akte të shitura.
Sigurisht që kanë më shumë se, le të themi Fugazi, grupi post-hardkor që nuk shiste mall të komercializuar dhe që nuk negocionte në mënyrë agresive me lokacionet dhe për çmimin më të ulët të biletës, por që në krahasim me kolonën e shitjeve që do kalojnë nëpër rrugën e shtruar nga Nirvana – Stone Temple Pilots, Bush, Smash Mouth – ata ishin estetë. Ky dallim ishte i qartë për mua dhe për të gjithë miqtë e mi që ankoheshin për atë që lëshohej në radio, edhe nëse e kishim të pamundur ta artikulonim në terma konkretë.
Ajo që dinim ishte se na pëlqeu Nirvana më shumë sesa Bush. Kjo preferencë ishte padyshim personale dhe për këtë arsye e vështirë për t’u mbrojtur, kështu që ne iu drejtuam arsyetimit moral: Bush ishte grup i shitur dhe grupet e shitura e ndoqën strategjinë e marketingut në kurriz të vizionit artistik, duke u dhënë atyre avantazhe ekonomike që kishin efekt homogjenizues në muzikën si tërësi.
Ata prej nesh që e mbijetuan kulturës e viteve 1990, do të kujtojnë se ishte shumë e vetëdijshme për vlerën e të qenit ndryshe. “Të jesh ndryshe” ishte kryesisht fushë e marketingut – fjalë për fjalë, si në rastin e kompjuterëve Apple – por, që disi nuk ishte e dukshme për ne për disa vjet, ose ishte e dukshme në atë kohë ama që shpjegohej me idenë se kultura e konsumatorit po “bashkëzgjedhte” vlerat autentike të të rinjve në vend që t’i prodhonte ato.
Për pjesën më të madhe të adoleshencës sime, besoja sinqerisht se disa nga grupet më të njohura në botë ishin “alternative”, ndërsa të tjerat ishin të shitura që tregtoheshin vetëm si alternativë. Ironia se ndjesia ime e alternativës së një grupi ishte shpesh në përpjesëtim të drejtë me popullaritetin e tij, ishte shumë e pakapshme për mua.
E gjithë kjo do të thotë se koncepti i “shitjes”, megjithëse qendror për sistemin tim të vlerave të adoleshencës, ishte pothuajse fals. Megjithatë, ishte fals në nivelin e epistemologjisë, fals në mungesën e koherencës dhe saktësisë; në nivelin e etikës, ose çfarëdo që mund të quhet etikë në art, ajo e vuri në dukje një vlerë të rëndësishme. Është vlerë se braktisja e “shitjes”, si koncept, kërcënon të largimin prej shikimit, ndoshta përgjithmonë.
Natyrisht, ju dëshironi që të argëtoheni. Megjithatë, në mënyrë paradoksale është më pak argëtuese të shikosh një muzikant – ose, për këtë çështje një shkrimtar, regjisor apo komedian – të bëjë vetëm atë që ata mendojnë se ju e doni. E preferojmë punën e artistëve që në një farë mase bëjnë atë që ata duan. Kjo ndoshta sepse një punë e tillë ka më shumë gjasa të na befasojë dhe elementi i befasisë është i nevojshëm për të ndier se kultura po ecën përpara.
Industria muzikore e viteve 1990 u bë famëkeqe në aspektin e shfrytëzimit të kuptimit të asaj që donte audienca, duke përparuar nga “zbulimi” i sukseseve të pamundura si Nirvana, në një mori grupesh që i rikrijuan ato elemente më fitimprurëse për t’u imituar. Por, edhe në atë epokë cinike, kompanitë diskografike duhej të merrnin me mend se çfarë pëlqenin njerëzit dhe ky proces i përafrimit ua la hapësirën artistëve dhe tregtarëve për të bërë atë që u përshtatej, ndonjëherë në mënyra shumë të këqija (Blues Traveler), por edhe në mënyrat që prezantuan grupe të dashura nga një audiencë e veçantë (Tool). Shitja e muzikës ishte shkencë më pak ekzakte, kështu që kishte shumë befasi.
Shpërndarja digjitale e ndryshoi atë. Duke gjeneruar sasi masive të të dhënave më të sakta dhe pothuajse plotësisht të sakta, shitjet në internet dhe më pas transmetimi ua dha artistëve, kompanive dhe platformave një perspektivë shumë më të qartë se çfarë shitet dhe çfarë jo. Dhe, për shkak se kjo perspektivë është (a) e provueshme dhe (b) sasiore në mënyrat që idetë si “të shitura” ose “autentike” ose “të mira” nuk janë më si të tilla – meqë njerëzit që vendosin se çfarë muzike të promovojnë janë të detyruar të vendosin sipas një metrike: çfarë pëlqejnë audiencat, të përcaktuara nga mënyrat si ato që ata kanë pëlqyer më parë. Në një masë më të madhe ose më të vogël, ky fenomen ia ka dhënë formën, gjatë dy dekadave të fundit, çdo fushe të kulturës popullore: jo vetëm muzikës, por edhe televizionit, filmave dhe botimeve në internet.
Dhe, ka diçka që nuk shkon me kulturën popullore në shekullin XXI, apo jo? Nuk duhet të jesh pank i moshës së mesme për të menduar se kjo ndihet më pak befasuese dhe e gjallë se dikur. Industria e zbavitjes, në përgjithësi, dhe industria e muzikës në veçanti, janë bërë jashtëzakonisht të mira në shitjen e numrit maksimal të njësive, por shitja e njësive nuk është ajo për të cilën është muzika. Sado e gabuar të jetë ideja e “shitjes”, ajo kapte një të vërtetë të pakundërshtueshme: vetëm një budalla do të shkruante një këngë për të fituar para. Shkruani këngë për ta habitur veten, për t’ua dhënë njerëzve të tjerë atë që ata kurrë nuk e dinin se dëshironin. Ndoshta ajo që i mungon kulturës popullore në shekullin XXI është përbuzja e mjaftueshme për ata që na japin atë që ne tashmë e kemi kërkuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme