Imituesja e Adele po shpenzon rreth 12.000 euro në operacionin në stomak për të humbur peshë, kështu që ajo mund të kopjojë pamjen e re të këngëtares.

Maria Herriott, 43 vjeçare, vendosi të kishte një 'bajpas' të lukthit për të marrë më shumë koncerte, pasi u tha se ajo dukej më shumë si figura e vjetër e plotë e Adele.


Ajo tha: "Kirurgjia nuk është një mundësi e thjeshtë, por shpresoj se do të jetë zgjidhja”.

Screenshot 2 32

"Unë kam marrë një kredi të madhe për të mbuluar koston, por shpresoj që koncertet që do të marr nga kjo ndërhyrje, do të më ndihmojnë të fitoj dyfishin".

Screenshot 1 50

Maria, nga Walthamstow e Londrës, do të bëjë operacionin muajin tjetër duke shpresuar për rezultate të ngjashme nga operacioni që e bën stomakun më të vogël.

Screenshot 3 18

Maria u paraqit në emisionin This MorningITV dy muaj më parë, ku më pas u kritikua nga shikuesit se nuk dukej si Adele. /Telegrafi/