Në orët e vona të së mërkurës njerëzit në mbarë botën patën mundësi të pikasin Super-Hënën blu, më e madhja dhe më e ndritshmja e këtij viti.

Kjo pasi Hëna mbrëmë ka qenë në pikën më të afërt me Tokën derisa përshkon orbitën e saj, transmeton Telegrafi.


Super-Hëna blu – një spektakël i rrallë nuk do të ndodhë më deri në vitin 2037.

Adhuruesit e Hënës kanë pasur mundësi që mbrëmë të shohin këtë fenomen mjaft interesant derisa pamjet e shkrepura nga njerëzit në botë tregojnë më së miri se si është observuar ky spektakël nga ata.

371793473 695577705950057 6029810878197974847 n Super-Hëna blu mbrëmë në Kosovë, e shkrepur nga fotografi i njohur Arian Mavriqi

Imazhe spektakolare të Hënës gjithashtu janë shkrepur edhe në Kosovë nga fotografi i njohur Arian Mavriqi.

1 285 Super-Hëna blu në Mongoli

3 56 Super-Hëna blu në Afrikë të Jugut

greqi 2 Super-Hëna blu në Greqi

Spain Super-Hëna blu në Spanjë

Uruguay Super-Hëna blu në Uruguai