Uragani Michael që ka goditur Floridën, ka bërë që ky vend të shndërrohet në një vend "fantazmë". Ky është uragani i tretë më i fuqishëm që ndonjëherë është regjistruar në SHBA, kurse më i fuqishmi që ka goditur Floridën ka qenë 100 vite më parë.

Dëmet më të mëdha i janë shkaktuar qytetit Panama, ku shkolla e mesme Jinks është shkatërruar aq shumë, sa që Bred Adair ka mundur me dron të filmojë brenda palestrës së shkollës, transmeton Telegrafi.


2 66

Pamjet e tij i kanë publikuar edhe mediat amerikane, kurse uragani me një fjalë e kishte shkulur kulmin e palestrës por edhe muret, por ajo çfarë është interesant se rrjeta për volejboll kishte mbetur e paprekur.

3 56

Në gjithë qytetin shihen rrënojat, pemët e shkulura me rrënjë dhe shtëpi të shkatërruara plotësisht. Besohet se mbi 360 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

4 43

Ekipet emergjente u kanë bërë apel banorëve që të qëndrojnë sa më larg rrugëve, derisa ekipet kompetente të kryejnë punët dhe të largojnë objektet e rrezikshme.

5 34

"Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në gjithë Floridën. Një video tjetër e filmuar nga helikopteri shfaq plazhin "Mexico", ndërsa autori i saj Brandon Klement, se ato ngjajnë me pamjet apokaliptike nga filmat e Hollywood-it.

6 23

"Nuk mund ta besojë se si gjithçka është shkatërruar", ka shkruar ai përbri videos së publikuar në Facebook.

8 18

Nga uragani Michael kanë humbur jetën dy persona në Florida, kurse mbi 400 shtëpi private dhe objekte afariste në Georgia dhe Alabama kanë mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/

9 13

10 9

11 7

12 5

13 4

14 2

15 2

16 2

17 2

18 2

19 2

20 2

21 1

23 1

24 1

25 1

26 1

28

27 1

29

30

31

32

33 1

34

35