Ecim një rrugë të vështirë me baltë, drejt rrugës kryesore të fshatit për të arritur një shtëpi të vogël me tulla.
Një burrë në moshë mesatare qëndron në fund të një oborri të mbuluar nga rrënjë të gjata dhe mobile. Derisa e fshin djersen nga balli, ai e lyen me të bardhë një depo të vogël.
“Është tragjedi”, thotë bujku Fehmi Maliqi, derisa ulet në një stol që lëshon zëra thua se po thehet.
Ai e thotë këtë për nipin e tij, që është i zhdukur prejse është larguar nga zona e varfër në fushat e varfra të Kosovës lindore.
Në vitin 2014, 27 vjeçari Alejhim Maliqi i kishte thënë familjes së e ka fituar një bursë për studime në Universitetin e njohur Al Azhar në Kajro. Ai më pas e mori bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij dhe u largua nga vendi….Për të mos u parë apo dëgjuar më.
Heshtja ka zgjuar dyshimin e të afërmve nëse ai po lufton në Siri. Ky shqetësim është konfirmuar kur autoritetet e Kosovës në muajin maj e kanë lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar për të.
Fehmiu e mban kokën me duart e mbuluara me ngjyrë. “Nuk kemi më ndonjë kontakt me të, kështu që nuk e dimë nëse është i gjallë apo jo”, thotë ai.
Qeveria vlerëson se Alejhim Maliqi është në mesin e 300 njerëzve nga Kosova që kanë shkuar në Lindje të Mesme për të luftuar përkrah grupeve ekstremiste, duke e bërë kështu Kosovën me gati 2 milionë banorët e tij një nga kontribuuesit më të mëdhenj në Evropë për këto organizata.
Rreth 50 xhihadistë të radikalizuar në Kosovë janë vrarë gjatë luftimeve në Siri apo Irak, derisa 120 janë rikthyer në Kosovë.
Fehmiu kujdeset për shtëpinë e familjes derisa të afërmit e tjerë janë larguar për në qytetin e Gjilanit. Vëmendje e mediave ishte bërë e pamundshme për tu përballur.
Fehmiu e përshkruan Alejhimin si njeri “të mirë, të respektueshëm dhe inteligjent”.
“Ai e donte shkollën, ishte nxënës i shkëlqyeshëm. Ka qenë person i mirë”.
Medreseja radikale
Xhaxhai i tij thotë se rruga e Alejhimit drejt radikalizmit ka filluar kur e ka përfunduar shkollën fillore dhe pas regjistrimit në një medrese, apo shkollë fetare në Gjilan ku e ka studiuar Kuranin për disa vjet.
Alejhimi ishte i detyruar të shkojë në Medrese sepse familja nuk kishte mundësi financiare ta dërgonte në shkollë të mesme, thotë Fehmiu.
Medreseja ishte gratis ndërsa Alejhimit i është dhënë një dhomë në konviktin e shkollës si dhe para dhe rroba.
Shkolla udhëhiqej nga Zeqirja Qazimi, një imam famëkeq i cili më 20 maj është dënuar me 10 vjet burg pasi është shpallur fajtor për rekrutimin e të rinjve nga Kosova për të luftuar përkrah militantëve të grupit radikal, Shteti Islamik në Siri.
Në pjesën e fundit të vitit 2014, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur 14 organizata humanitare, përfshirë edhe atë ku Alejhimi mbante mësimin fetar, pasi dyshohej se kanë lidhje me grupe ekstremiste islamike.
Sipas një ligji të ri, Kosova mund të burgos deri në 15 vjet qytetarët e saj nëse marrin pjesë në luftëra të huaja.
Por, pak njerëz janë akuzuar ndërsa shumë janë lënë të lirë.
Dhjetëra organizata humanitare që kanë punuar fshehtas dhe medresetë e financuara nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit operojnë në tërë Kosovën dhe promovojnë një version ekstrem të Islamit.
Fondacionet humanitare akuzohen se iu shpërlajnë trurin të rinjve nga Kosova, duke i rekrutuar ata për grupet ekstremiste jashtë vendit.
Fondacionet nga Lindja e Mesme kanë abuzuar me të varfrit, komunitetet rurale si Busavata që neglizhohen me të madhe nga qeveria dhe ku papunësia mund të arrij deri në 50 %, duke i bërë kështu të rinjtë si cak i lehtë për indoktrinim.
Ideologjia ultra-konservative duket që në Busavatë ka fituar terren.
“Të rinjtë nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër”, thotë Fehmiu, derisa bën me gisht drejt xhamisë kryesore, ndërtesa e vetme e re në tërë fshatin.
“Ata janë të varfër dhe kështu, për të kaluar kohën shkojnë në xhami për tu lutur”, thotë më tej ai.
“Të gjithë jemi të turpëruar”
Pas studimeve të kryera në medresenë në Gjilan, Alejhimi është kthyer në Busavatë ku është bërë imami i fshatit. Ai ka punuar si hoxhë për gjashtë vjet.
“Atëkohë e vërej se ai ka ndryshuar”, thotë Abedin Maliqi, drejtori i shkollës fillore “Hasan Prishtina” në të cilën ka qenë nxënës edhe Alejhimi.
“Ne mund ta vërenim se ai është bërë më ekstrem”, thotë ai.
Alejhim e ka mbajtur një mjekër të gjatë, ndërsa ka mbajtur ligjërata të ashpra në xhaminë e fshatit, ku ai ka folur për ligjet e sheriatit, përfshirë edhe ndalimin e plotë të alkoolit dhe mbulimin e detyrueshëm të grave.
“E doja shumë sepse ishte fëmijë shumë i mirë”, ka thënë Abedini, një burrë i shkurtë me trup në moshë nga fundi i të 50-ve.
“Jam i befasuar që një fëmijë si ai ka përfunduar aty ku ka përfunduar. Mendoj se ka qenë viktimë”, thotë drejtori në zyrën e tij.
Abedini bën me gisht drejt një dollapi të mbushur me trofe dhe medale, shumica e të cilave janë fituar nga Alejhimi, të cilin drejtori e quan “nxënësi i tij më i mirë”.
“Sot, ai është në një gjendje që të gjithëve na vjen turp”, thotë ai, derisa zgjatet në karrigen e tij gati të thyer.
“Ai vidhte dardha”
Para tre vjetësh, Alejhimi i kishte kërkuar ndihmë babait të tij për të udhëtuar drejt Egjiptit për studime.
Babai i tij e kishte shitur lopën e vetme, të vetmen pasuri të familjes, në vlerë rreth 900 dollarë me idenë se po e ndihmon djalin për shkollim.
Abedini thotë se varfëria dhe dëshpërimi e kanë krijuar mundësinë për “manipulimin” e Alejhimit nga fondacionet radikale islamike dhe medresetë që janë ende aktive në këtë zonë.
Ai e kujton një ngjarje nga fëmijëria e Alejhimit që ende e trishton atë: “Ai vidhte dardha nga shtëpia ime për t’i shitur që me paratë e fituara të blej fletore për shkollë”.
“Kur mendoj për Alejhimin, më dhemb zemra”, thotë ai derisa ecën korridoreve të errëta të shkollës.
“Nëse do të mundja, do të ulesha dhe do të bisedoja me të”, thotë Abedini. Ai ndalet përkohësisht për të fërkuar sytë me mëngën e këmishës dhe shton: “por nuk e dijë se si ta gjejë atë apo nëse është ende gjallë”. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova