LAJMI I FUNDIT:

Ilir Shaqiri: Luizin e karakterizon qetësia e Ilirit dhe batutat e Donaldit

Ilir Shaqiri: Luizin e karakterizon qetësia e Ilirit dhe batutat e Donaldit

Vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj kanë nisur sezonin e dytë të emisionit “Më lër të flas”.

I ftuari i parë në këtë sezon ishte rivali më i madh i Donaldit gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP Albania dhe banorët më të komentuar.

Bëhet fjalë për Ilir Shaqiri me të cilin Donaldi arriti bashkë në finale, por fituesi i çmimit prej 100 mijë eurosh ishte balerini.


Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja lanë pas hatërmbetjet dhe në një intervistë të parë së bashku treguan për raport që kanë aktualisht ndërsa edhe komentuar edicionin e dytë të BBVA dhe banorët e këtij viti.

I pyetur për banorin që po konsiderohet fenomen i këtij edicioni, Luizin, Iliri bëri një krahasim mes tij dhe Donaldit.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Ai tha se këngëtari nga Shkodra ka ngjashmëri me të dy finalistët e vitit të kaluar ndërsa nuk e mohoi faktin që ai është një lojtarë i fortë.

Fansi i jep Luizit mesazh nga jashtë: Po doli Kiara dil edhe ti, mos rri kot se ia kanë dhënë Oltës
Lexo po ashtu Fansi i jep Luizit mesazh nga jashtë: Po doli Kiara dil edhe ti, mos rri kot se ia kanë dhënë Oltës

“Luizin e shikoj si një lojtar shumë të fortë, realisht, e karakterizon qetësia e Ilirit dhe batutat e Donaldit. Ama mendoj që të jesh klas dhe fitues duhet të jesh origjinal”, tha Iliri.

Ndërkohë, Shaqiri dha edhe një koment për aktoren Olta Gixhari që është përball Luizit si një prej konkurrenteve më të forta brenda.

“Mendoj është shumë luftarake, ka ndryshuar strategji. Olta është në evolucion si personazh, me aq sa i shikoj. Nuk do kishte sfidë pa Donaldin ose pa Ilirin në finale, njësoj siç nuk do kishte pa Luizin ose Oltën”, u shpreh tutje Iliri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori