Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron sot në Kosovë. Ai sot ka dekoruar njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë pas tërmetit tragjik në Shqipëri.

Meta tha se çdo vend i NATO-s do të ishte i kënaqur me atë që ka shfaqur FSK gjatë ditëve të kërkim-shpëtimit në Shqipëri, pas tërmetit të fuqishëm qe goditi vendin.


E në këtë ceremoni nuk mungoi as qeni i famshëm i FSK-së, i cili u bë heroi i 26 nëntorit, duke shpëtuar disa jetë pas tërmetit.

Meta madje u përkul dhe e puthi në ballë qenin hero të FSK-së.

Kujtojmë se pa ndihmën e këtyre qenve, identifikimi i personave nën rrënoja në ditën e tërmetit do të kishte qenë shumë i vështirë. /Telegrafi/

78318589 555513078577162 4470277162259185664 n 1

78846694 784278605328972 4111369427054755840 n 1 1