Ilir Latifi ka humbur në përballje me turkun Volkan Ozdemir, në ndeshjen e vlefshme të kategorisë me të ulët të peshave të rënda.
Volkan ishte në formë të jashtëzakonshme pasi e dominoi Latifit nga fillimi deri në nokautim.
Luftëtari i arteve parciale, ka shkruar pas humbjes në rrjetet sociale, duke e uruar turkun për fitoren.
“Ishte një luftë e vështirë kundër një kundërshtari shumë të ashpër. Volkan i dha të gjitha në këtë luftë, dhe bëri shkëlqyeshëm.
“Ia uroj të gjitha më të mirat në të ardhmen”.
Ai i ka falënderuar të tjerat për besimin, ndërsa ka premtuar që do të kthehet edhe më i fortë.
“Faleminderit të gjithë njerëzve që më mbështetën. Do të kthehemi së shpejti”, ka shkruar Latifi. /Telegrafi/