Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar sh

lexo po astu

kollën fillore “Trepça” në fshatin Banjë, ku u prezantua numri i dytë i revistës shkollore “Gjurmët e Diturisë”.

Revista paraqet punën, përkushtimin dhe kreativitetin e nxënësve dhe stafit arsimor të kësaj shkolle.

Me këtë rast, Kryetari Ferati u nderua me një mirënjohje nga drejtori i shkollës, Nexhmedin Beqiraj, i cili udhëheq shkollën që është cilësuar si një ndër institucionet më të suksesshme të shekullit XXI në komunë.

Ferati falënderoi stafin dhe nxënësit për përkushtimin dhe theksoi rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme të vizionit arsimor të fëmijëve, duke shtuar se komuna do të vazhdojë të jetë partnere në çdo iniciativë që fuqizon arsimin cilësor dhe krijuesinë e të rinjve./Telegrafi/