LAJMI I FUNDIT:

Ilaçet që përdoren për humbje të peshës mund ta ulin rrezikun për kancerin e zorrëve

Ilaçet që përdoren për humbje të peshës mund ta ulin rrezikun për kancerin e zorrëve
(Foto: Pexels)

Barnat që së fundmi përdoren për humbjen e peshës, mund ta ulin rrezikun për zhvillimin e kancerit të zorrëve – thonë shkencëtarët.

Studiuesit në Universitetin Case Western Reserve në Ohio kanë zbuluar se barnat kundër diabetit të tipit 2, si Ozempic, të cilat përdoren gjithashtu për humbje peshe, mund të parandalojnë sëmundjen vdekjeprurëse. Madje nga këto barna mund të përfitojnë edhe njerëzit që nuk janë me mbipeshë.

Të quajtur agonistë të receptorit peptid-1 të ngjashëm me glukagonin (GLP-1 RA), këtoi ilaçe zakonisht injektohen dhe trajtojnë diabetin e tipit 2 duke përmirësuar nivelet e sheqerit në gjak dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.


Pija më e mirë anti-inflamatore për imunitetin dhe që ndihmon në humbjen e peshës
Lexo po ashtu Pija më e mirë anti-inflamatore për imunitetin dhe që ndihmon në humbjen e peshës

Ato ndihmojnë gjithashtu në menaxhimin e peshës, gjë që e çoi kompaninë farmaceutike Novo Nordisk të zhvillojë ilaçin për humbje peshe Wegovy pas suksesit të trajtimit të diabetit me Ozempic.

Studimi 15 vjeçar me 46.000 pacientë me diabet, zbuloi se kishte 94 raste të kancerit të zorrëve në mesin e gjysmës që merrnin injeksione, krahasuar me 167 në gjysmën që nuk merrnin – një reduktim prej 44 përqind.

“Për njohuritë tona, ky është treguesi i parë që kjo klasë popullore e barnave redukton incidencën e kancerit kolorektal”, është shprehur profesor Rong Xu, njëri nga autorët e studimit, citon The Sun.

Të qenit me mbipeshë rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit, si dhe llojeve të ndryshme të kancerit. Por, pirja e duhanit, pirja e alkoolit, ngrënia e mishit të përpunuar dhe mungesa e fibrave të mjaftueshme, gjithashtu mund t’ju vënë në rrezik.

Injeksionet, si Ozempic, janë rritur në popullaritet sepse largojnë urinë dhe ndihmojnë në humbjen e shpejtë të peshës, ndërsa ulin nivelet e sheqerit në gjak. Mirëpo, studimi i publikuar në JAMA Oncology tregoi se mund të përdoren për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrëve dhe kanceret e tjera të lidhura me obezitetin dhe diabetin në të ardhmen – duke përfshirë kancerin e gjirit, mitrës dhe veshkave.

Pa përpjekje shtesë: Disa metoda me ndihmën e të cilave do t’i humbni kilogramët e tepërt
Lexo po ashtu Pa përpjekje shtesë: Disa metoda me ndihmën e të cilave do t’i humbni kilogramët e tepërt

Injeksionet kishin “efekte më të thella” te pjesëmarrësit me mbipeshë – thanë studiuesit – duke sugjeruar se parandalimi i kancerit të zorrëve ishte pjesërisht për shkak të humbjes së peshës.

Shkencëtarët gjithashtu ekzaminuan nëse ilaçet e tjera të njohura të diabetit të tipit 2 kishin të njëjtin efekt parandalues. Marrja e metforminës u zbulua se zvogëlon rastet e shfaqjes së kancerit të zorrëve me 25 për qind.

“Rezultatet tona tregojnë qartë se RA-të GLP-1 janë dukshëm më efektive se ilaçet e njohura, si metformina ose insulina, në parandalimin e zhvillimit të kancerit të zorrëve. Kërkimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për reduktimin e incidencës së kancerit kolorektal te pacientët me diabet, pavarësisht nëse janë ose jo me mbipeshë dhe obezë”, është shprehur autori tjetër, Nathan Berger.


Shumë njerëz kanë diabet të tipit 2 pa e kuptuar, pasi jo gjithmonë i bën njerëzit të ndihen keq.

Por, simptomat mund të përfshijnë:

Urinimi më shpeshtë se zakonisht, veçanërisht gjatë natës

Ndjenja e etjes gjatë gjithë kohës

Ndjenja e lodhjes

Humbja e peshës pa u përpjekur

Kruarje rreth penisit apo vaginës ose kandidiazë e përsëritur

Prerjet ose plagët kërkojnë më shumë kohë për t’u shëruar

Shikim i turbullt


Dy produkte që konsumojmë rregullisht rrisin rrezikun e kancerit të zorrës, sipas studiuesve
Lexo po ashtu Dy produkte që konsumojmë rregullisht rrisin rrezikun e kancerit të zorrës, sipas studiuesve

Hulumtimet kanë treguar se rrit rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës dhe veshkave dhe shfaqjen më të hershme të tyre.

Ndërkohë, ekspertët nga Universiteti i Leicesterit kanë thënë se femrat me diabet të tipit 2 kanë më shumë gjasa të vdesin nga kanceri sesa ato që nuk e kanë këtë gjendje.


Cilat janë shenjat dhe simptomat e kancerit të zorrëve?

Pesë simptomat me flamur të kuq të kancerit të zorrëve përfshijnë:
Gjakderdhje nga pjesa e pasme ose gjak në jashtëqitje
Një ndryshim në shprehitë tuaja normale të tualetit – p.sh. të shkoni më shpesh
Dhimbje ose një gungë në bark
Lodhje ekstreme
Humbje e peshës

Tumoret në zorrë zakonisht gjakderdhin, gjë që mund të shkaktojë mungesë të qelizave të kuqe të gjakut, të njohur si anemi. Mund të shkaktojë lodhje dhe nganjëherë frymëzënie. Në disa raste kanceri mund ta bllokojë zorrën, që njihet si obstruksion i zorrëve.

Shenja të tjera të kancerit të zorrëve përfshijnë:
Dhimbje shtrënguese në bark
Ndjenja e fryrjes
Kapsllëk dhe pamundësi për t’i kaluar gazrat
Gjendje e sëmurë
Ndjeni nevojë për të shkuar në tualet dhe se duhet të sforcoheni për jashtëqitje


/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori