LAJMI I FUNDIT:

Ikona e basketbollit mitrovicas

Ikona e basketbollit mitrovicas

Si basketbollist fitoi trofe me skuadrën e Trepçës, por trofetë nuk i munguan edhe në rolin e zyrtarit te klubi i njëjtë.

Naim Hajrizi është njëri prej legjendave të basketbollit jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në Kosovë. Ai ka kohë që është tërhequr nga basketbolli aktiv, por gjithmonë i ka qëndruar pranë ekipit të zemrës, Trepçës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hajrizi deri vitin e shkuar ishte zyrtar aktiv i klubit, kurse tash është në rolin e anëtarit dhe mundohet të përcjellë ndeshjet e Trepçës kudo.


“Unë gjithmonë do të jem aty dhe nëse klubi ndonjëherë ka nevojë për mua, nuk do të hezitoj aspak, do ta ndihmoj në cilindo aspekt”, thotë Hajrizi, i cili së shpejti pritet t’i kthehet punës me shkollën e basketbollit dhe trajner i gjeneratave të reja.

Hajrizi i tha lamtumirë basketbollit aktiv në vitin 2002, me pesë trofe, katër të fituar pas luftës dhe një të fituar gjatë kohës së pavarësimit të sportit të Kosovës. Trofe fitoi edhe si ndihmëstrajner e drejtor sportiv.