Ikën nga dritarja e autobusit, pasi e zë inspektori pa biletë të paguar (Video)

Në Minsk të Bjellorusisë, një grua ka dalë nga dritarja e autobusit, pas zënkës që ka pasur me inspektorin që kontrollon nëse të gjithë i kanë pasuar biletat.
Gruaja 32-vjeçare, ka dalë nga dritarja në përpjekje që t’i ikë gjobës të cilën po ia përshkruante inspektori, meqë nuk kishte biletë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, asaj i ka ngecë një pjesë e veshjes në dritare dhe më pas inspektori e kap për çante duke mos e lejuar të dalë.
Sidoqoftë, ajo arrin të del nga dritarja dhe të largohet pa çantë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/12/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































