LAJMI I FUNDIT:

IKD: Krimi dhe politika bashkëjetojnë në Kosovë

IKD: Krimi dhe politika bashkëjetojnë në Kosovë

Sundimi i ligjit vazhdon të mbetet hallka më e dobët në zinxhirin e shtet-ndërtimit dhe qeverisjes në Kosovë.

Prokuroria dhe Gjyqësori përballen me ndërhyrjen politike. Kështu tha Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në tryezën “Si të parandalohet dhe luftohet kriminalizimi i politikës në Kosovë: Zgjidhja përmes rregullimit ligjor apo kodit të etikës?”.

Ai tha se zyrtarë të lartë të shtetit nuk e deklarojnë pasurinë e tyre deri në ditën e fundit, ndërsa vendi ballafaqohet me ministra të cilët kanë aktakuza.


“Partitë politike janë pro dekriminalizimit, por në praktikë janë mbrapa”, theksoi ai.

Armend Zemaj nga LDK, tha se njerëzit që janë të atakuar nga ligji jo vetëm që kanë garuar, por edhe janë bërë pjesë të vendimmarrjes.

“Raste të caktuara ose janë neglizhuar, ose nuk e kanë marrë vendimin përfundimtar ose kanë mbetur në sirtarë. Ne duhet t’i hyjmë kësaj teme, e cila e pastron sistemin e drejtësisë”, u shpreh ai, raporton KP.

Përfaqësuesi i PSD-s, Dardan Sejdiu u shpreh se Vetingu, ngushtimi i hapësirës për veprim dhe mekanizmat e matjes së performancës së gjyqësorit janë hapat që duhet të ndërmerren për funksionim të gjyqësorit.

Bilall Sherifi nga Nisma theksoi se përderisa gjyqësori vepron ngadalë dhe ka raste kur influencohet nga politika është vështirë që t’i lihet drejtësia atyre njerëzve.

“Ne duhet gjithsesi të zotohemi. Meqë politika është shërbim për publikun, atëherë publiku duhet t’i refuzojë ata. Duhet t’i vihet presion sistemit të drejtësisë që rastet e hapura t’i mbyllë shpejt dhe e dyta, nëse partia nuk heq dorë, zgjedhësit t’i refuzojnë ata”, tha Sherifi.

Muharrem Nitaj nga AAK e pati një kërkesë. “Para se t’i hyhet kësaj çështje, duhet një analizë e hollësishme, duhet të ketë rezultat të hollësishëm. Nëse do më thoni se nga 2000 vendimmarrës kanë qenë 200 me aktakuzë do të bëhesha pjesë e debatit”, tha Nitaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori