LAJMI I FUNDIT:

Ikballe Huduti flet për rrënjët e islamit shiit në Kosovë: Revolucioni islamik në Iran ishte pikë kthese për një grup njerëzish në Prizren

Ikballe Huduti flet për rrënjët e islamit shiit në Kosovë: Revolucioni islamik në Iran ishte pikë kthese për një grup njerëzish në Prizren

Ikballe Berisha Huduti ka lindur dhe shkolluar në qytetin e Prizrenit. Ka mbaruar Medresenë dhe më pas ka studiuar letërsi.

Ikballja për publikun në Kosovë njihet si mbështetëse e islamit shiit që kryesisht është i shtrirë në Iran e Irak.

Ajo së fundmi është përballur me drejtësinë në Kosovë për shkak të një statusi në Facebook pas vrasjes së një komandanti të lartë iranian nga forcat amerikane.


Në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ajo thotë se me revolucionin islamik në Iran në vitin 1979 nga Ali Khomenei, një grup njerëzish në Prizren e kuptuan se feja islame është më e gjerë se ajo tradicionalja.

“Me këtë revolucion që ndodhi në Iran ne kuptuam se islami ishte pak më ndryshe. Ata nuk ndërruan fenë por menduan më ndryshe…Ishte një komunitet që menduam më ndryshe. Tarikatet në Kosovë edhe para meje e kanë njohur Ehli Bejtin”.

“Unë jam një myslimane si krejt Kosova por që e pasoj Ehli Bejtin…Në vitin 1994 për herë të parë kam qenë në Iran, në vitin 1995 isha në Arabi Saudite për të kryer haxhin. Dallimi ishte si dita me natën. Irani kishte civilizim të madh. Deri atëherë nuk kamë qenë pasuese e besimit që e kanë iranianët. Por letërsia e tyre sidomos më ka fjet në zemër”.

Huduti ka folur edhe për fotografinë e përfolur me ish-presidentin e Iranit, Mahmud Ahmadinajad.

“Isha në një simpozium ku kam përfaqësuar Kosovën dhe që kisha fituar medalje. Takimi me Ahmadinajadin ishte jo më shumë se tre minuta”, tregon më tej Ikballe Huduti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori