LAJMI I FUNDIT:

Igor Jug: Për partinë time i kam bërë të gjitha, por më dërguan në përndjekje

Igor Jug: Për partinë time i kam bërë të gjitha, por më dërguan në përndjekje

Sot në Gjykatën Penale në Shkup është mbajtur seancë për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedoni, në të cilën ka dëshmuar i akuzuari Igor Jug.

Igor Jug gjatë dëshmisë së tij sqaroi se si janë organizuar protestat natën e 27 prillit dhe se kush kanë qenë planifikuesit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Unë jam ‘VMRO’, e jo ‘DPMNE’. Do t’ua fal atyre që më përndjekin, por nuk do t’ua harroj kurrë. Siç Shën Petri u largua nga Jesusi, ashtu edhe ata u larguan nga ne. E lus Zotin që politikanët tonë të vetëdijesohen dhe të bëjnë punë të mira”, tha Igor Jug.


Ai shtoi se për partinë OBRM-PDUKM ka bërë gjithçka, që nga ngjitja e pllakateve deri tek sigurimi i takimeve pa para.

“Jam mëkatar, por krishterimi më mëson të fal. Do t’ua fal, por asnjëherë nuk do t’ua harroj, pasi më dërguan në përndjekje”.

“Për partinë time i kam kryer gjitha punët që një njeri mund t’i bëjë. Kam punuar gjithçka. Unë jam nga ata persona që besojnë në ide. Për këtë arsye me 40 vitet e mia dhe katër fëmijë jam i papunë, ndërsa gruaja ime me arsim të lartë punon në piceri për t’i ushqyer fëmijët”, tha Igor Jug.

Ai para gjykatës tha se fiton para nga shkollimi i qenve dhe se në disa nga përgjimet që u publikuan nga LSDM, është pjesë edhe ai./Telegrafi/