Idris Elba dhe gruaja e tij, Sabrina, ishin çifti perfekt teksa u ngjitën në tapetin e kuq për premierën e filmit të tij “Three Thousand Years of Longing” në Festivalin e Filmit në Kanë të premten.

Aktori, 49 vjeçar, kishte një figurë të mahnitshme ndërsa iu bashkua bashkëshortes së tij magjepsëse Sabrina, 32 vjeçare, e cila mahniti me një fustan të bardhë Tony Ward Couture që binte në sy.


Çifti në fjalë ishin të shoqëruar edhe nga anëtarët e tjerë të filmit dhe secili prej tyre kishte bërë përzgjedhje të mrekullueshme për paraqitjen në tapetin e kuq.

58078587 10838241 image m 8 1653066758347 Idris Elba dhe gruaja e tij (Foto: Shutterstock)

Aktorja britanike, Tilda Swinton, gjithashtu dukej në formë të mirë në një fustan të zi me dekolte blu e take të zeza.

Sipas IMDb, filmi flet për një 'grua britanike të vetmuar’ e cila ndeshet me një xhind gjatë një udhëtimi në Stamboll.

Filmi është shkruar dhe drejtuar nga regjisori i “Mad Max”, George Miller, dhe ka një buxhet prej rreth 60,000,000 dollarë amerikanë.

58078947 10838241 image a 9 1653068836420 Idris Elba dhe gruaja e tij (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, eventi ndërroi tërësisht kur në tapet të kuq u shfaq një grua tërësisht e zhveshur me një mesazh në trup.

Protestuesja e paidentifikuar kishte bërë një shkrim mbi trupin e saj me ngjyrat e flamurit të Ukrainës dhe me fjalët ‘Mjaft na përdhunuat’.

58078937 10838241 image a 10 1653068849672 Sabrina (Foto: Shutterstock)

E njëjta u raportua se kishte edhe ngjyrë të kuqe gjaku në pjesën e poshtme të shpinës dhe këmbëve.

Lufta në Ukrainë ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve në Festivalin e Kanës, marrë parasysh që kishte edhe disa filma nga regjisorët ukrainas. /Telegrafi/

58082237 10838241 image a 9 1653074301191 Idris Elba dhe gruaja e tij (Foto: Getty Images)