LAJMI I FUNDIT:

Identifikohen zonat e rrëshqitjeve të dheut në Kosovë – rrezikojnë jetën e qytetarëve

Identifikohen zonat e rrëshqitjeve të dheut në Kosovë – rrezikojnë jetën e qytetarëve

Në prani të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, studentëve dhe profesorëve, në UBT, është mbajtur konferenca me temë: “Rrëshqitjet e dheut në Kosovë, efektet anësore dhe masat për sanimin e tyre”, e organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT.

Në këtë konferencë, ekspertë të fushave përkatëse, shumë nga ta edhe profesorë të UBT-së, për herë të parë diskutuan bashkërisht dhe dhanë konkluzione për masat që duhet të ndërmerren për sanimin e dëmtimeve nga rrëshqitjet e dheut.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka thënë se debati në fjalë është organizuar si rezultat i shtimit të rrëshqitjeve të dheut në territorin e Kosovës, me theks të veçantë në segmentet rrugore.


Tutje, rektori Hajrizi tregoi se debati ka për qëllim ndërlidhjen e palëve të interesit, veçanërisht akademinë me industrinë, sipas të cilit, bashkërisht duhet të bëhen hulumtime e më pas të ndërmerren masa nga autoritetet përkatëse për këtë problematikë.

Ndërkaq, profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, në UBT, Hazir Çadraku ka prezantuar të gjeturat e hulumtimit të tij me temë: “Rrëshqitjet në Kosovë, domosdoshmëria e monitorimit të tyre”.

Çadraku tha se në territorin e Kosovës, janë identifikuar 40 zona të rrëshqitjeve, ku Prishtina është e prekur si komunë, ndërsa Prizreni si rajon.

“Zonat e rrëshqitjeve përfshijnë sipërfaqe prej 48 km2 ose 0.44 % të territorit të Kosovës. Lartësia mesatare e shfaqjes së rrëshqitjeve është 657 m mbi nivelin e detit. Rrëshqitjet kanë rrezikuar jetën e qytetarëve, shtëpive të banimit, infrastrukturën rrugore etj.”, tregoi Çadraku.

Ndërkohë, profesori në UBT, Hysen Ahmeti, me theks të veçantë ka folur rreth rrëshqitjeve të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, i cili tha se ky është problem që paraqet rrezik, sidomos për qarkullimin e automjeteve.

Udhëheqësi i Divizionit të Banimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ramë Hamzaj vlerësoi se rrëshqitjet e dheut janë probleme që hyjnë në grupin e gjeorreziqeve.

Ai tha se Kosova ka potencial që ti trajtoj këto probleme dhe se, sipas tij, mund të evitohen rreziqet e rrëshqitjeve të dheut në vendbanime.

Në këtë konferencë u bë e ditur se Kosovës i mungon harta për vlerësimin e rrezikut, hartë e cila është domosdoshme për sektorin e ndërtimit, pra të planifikimit, ndërtimit dhe zhvillimit afatgjatë të qendrave urbane ekzistuese dhe të reja, përfshirë edhe zhvillimin rural.

Pjesë e kësaj konference ishin përfaqësues dhe ekspertë nga Akademia e Shkencës dhe Arteve në Kosovë, Universiteti i Prishtinës, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Infrastrukturës, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Komuniteti i Biznesit – Kompanitë ndërtimore dhe zyra e Komisionit Evropian në  Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Kalo në kategori