Mauro Icardi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për tu shprehur pas rikthimin me fanellën e Interit.

Sulmuesi argjentinas ishte jashtë aksionit me Nerazzurrët prej afër dy muajve, pas disa paqartësive me skuadrën dhe trajnerin Luciano Spalletti.


Megjithatë, paqja mes palëve më në fund erdhi dhe Icardi u rikthye të luaj me fanellën e Interit në ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Genoas.

Rikthimi i Icardit ishte shumë pozitiv pasi zikaltrit fituan në udhëtim me rezultat 4-0, ndërsa njëri gol u shënua pikërisht nga argjentinasi.

Icardi Skriniar Festa e Icardit me bashkëlojtarët (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Ylli i Interit arriti të tund rrjetën nga pika e bardhë në minutën e 40-të për 2-0, ndërsa në minutën e 54-të asistoi për Ivan Perisic tek rezultati 3-0.

"Forza Inter. MI9", ishte postimi i Icardit pas ndeshjes, duke treguar me anë të disa fotografive lumturinë e rikthimit të tij me fanellën që e dashuron. /Telegrafi/

telegrafi sport app