LAJMI I FUNDIT:

Icardi: Krenar që jam kapiten i Interit, Zanetti dhe Messi më të mirët

Icardi: Krenar që jam kapiten i Interit, Zanetti dhe Messi më të mirët
Inter (Photo/ Getty Images)

Mauro Icardi ka thënë se prezantimi i klubit dhe i fansave është gjëja e vetme që mendon prej se është kapiten i Interit. 

Sulmuesi është kapiten që nga mosha 22 vjeçare, ndërsa këtë sezon ka shënuar 18 gola në 22 ndeshje.

Në një intervistë për Topolinon, në ditëlindjen e 100 të Nerazzurrëve, ai ka dhënë disa përgjgije interesante.


“Në moshën time nuk është diçka normale, por kjo është në karakterin tim, jam i hapur për sfida”.

“Ta marrësh shiritin e Javier Zanettit është krenari për një lojtar. Jam krenar që e përfaqësoj këtë klub dhe tifozët. Mundohem ta bëjë më të mirën”.

“Dashuria është esenca e këtij klubi, ne të gjithë e duam njëri-tjetrin në mënyrën se si bën një familje. Ne punojmë së bashku për të mirën e të gjithëve, ky është Inter”.

“Nuk është kudo kështu”.

“Çfarë do t’i jepja Interit për ditëlindje? Shpresoj shumë gola dhe trofe, për të sjellë gëzim dhe kënaqësi”.

Icardi u pyet gjithashtu se si ndihet që luan në San Siro.

“Është e jashtëzakonshme, të gjithë këta njerëz duke bërtitur ‘Inter’ dhe emrin tënd! Unë jam shumë me fat që mund ta përjetoj këtë emocion”.

Icardi, kapiten i Interit

Së fundi, sulmuesi u pyet për lojtarin më të mirë të Interit dhe më të mirin në historinë të futbollit.

“Javier Zanetti. Dhe Lionel Messi. Argjentinasit si unë”, ka thënë ai. /Telegrafi/