Ibrahimovic injoron tifozët nga Kosova që e brohoritnin jashtë stadiumit ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Suedisë të dielën mbrëma për takimin e vlefshëm kualifikues të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Ky takim mes Dardanëve dhe Suedisë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 dhe është i vlefshëm për Grupin B.
Ekipi kombëtar suedez i prirë nga ylli i tyre, Zlatan Ibrahimovic, kanë zbarkuar pasdite në Prishtinë dhe nga ora 17:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për stërvitjen e fundit.
Interesimi i mediave vendore, rajonale dhe ndërkombëtare ishte i madh për të parë nga afër yjet suedeze, por edhe i tifozëve jashtë stadiumit për ta takuar Ibrahimovicin.
Suedia dhe Ibrahimovic mbajtën stërvitjen e fundit në ‘Fadil Vokrri’, gati për përballjen me Kosovën

Megjithatë, pritja e madhe dhe entuziaste e tifozëve nga Kosova u prit me një injorim të madh nga sulmuesi suedez.
Edhe pas shumë brohoritjeve dhe thirrjeve të emrit të tij nga tifozët, Ibrahimovic nuk mori mundin t’i përshëndes, duke hyrë direkt në autobusin e ekipit. /Telegrafi/






















































