Në kuadër të Javës së Bibliotekës, sot është promovuar libri “Kështu foli Rugova” i autorit Munish Hyseni.
Munish Hyseni tha se libri përmban intervistat e botuara në shtypin e Kosovës gjatë një periudhe 15-vjeçare të ish-presidentit Ibrahim Rugova, frymëzuesit e ideologut të demokracisë dhe themeluesit të shtetit të Kosovës, të botuara në shtypin e Kosovës.
“Intervistat e përmbledhura në këtë botim sintetizojnë idetë dhe veprimet koherente të Ibrahim Rugovës në dy plane: në organizimin e brendshëm të shqiptarëve dhe në planin e jashtëm, në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në përgjithësi dhe në veçanti atë të Kosovës”, tha Hyseni.
Profesori universitar dhe bashkëthemeluesi i LDK-së, Ibrahim Berisha, duke folur për jetën dhe veprimtarin e presidentit Rugova tha se ish-lideri i LDK-së ka qenë këmbëngulës në orientimet e tij strategjike.
Përveç tjerash Berisha foli edhe për idenë, së fundmi si temë aktuale e paraqitur në skenën politike, për ndarjen e Kosovës. Sipas profesorit Berisha, Rugova nuk e kishte përkrahura asnjëherë ndarjen e Kosovës.
“Për ndarjen, qe fjalia e plotë për ndarjen: Ideja për ndarjen e Kosovës është paraqitur nga ish presidenti jugosllav Qosiq. Unë mendojë se ndarja e Kosovës është e pamundshme, sepse jashtë pjesës shqiptare do të mbeteshin të paktën 1 milionë shqiptarë”, citon Berisha presidentin Rugova.
Publicisti Ibrahim Berisha para të pranishmëve tregoi se si Rugova kishte qenë i afërt me qytetarët dhe gazetarët. Ai tha se Rugova ishte personaliteti i katërt me autoritetin më të madh në ish-Jugosllavi që flet për një koncept demokratik që ishte artikuluar një personalitet publik paqësor dhe që kalonte kufijtë në Kosovë e Shqiptari. Berisha po ashtu tha se Ibrahim Ruvova si askush, nisi krijimin e miqve ndërkombëtar, duke u shndërruar në një lider për liri dhe pavarësi.
Autori dhe analisti Shkëlzen Gashi deklaroi se i ka lexuar shumë intervista në shtypin vendor, evropian dhe amerikan të Ibrahim Rugovës, të cilat sipas tij kanë qenë mjaft të rëndësishme.
Ai tha se një prej qëllimeve kryesore të Ibrahim Rugovës ka qenë shmangia e konflikteve, për kundër që Serbia ka pasur qëllime të vazhdueshme për konflikt në Kosovë.
“Rugova e ka pasur të qartë që nëse dhunës së regjimit serb kishin me ju përgjigjur me dhunë, kjo kishte me ndikuar negativisht në konkretizimin e shqiptarëve të Kosovës dhe rezistencës së tyre, dhe kështu kishte me humbur simpatia ndërkombëtare për Kosovën dhe për çështjen e Kosovës”, tha Gashi.
Ai këto botime i sheh si shumë të rëndësishme ku përmes tyre po njihet më mirë veprimtaria e ish-presidentit Rugova./KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!