Ibra te Unitedi jo vetëm si lojtar?

Zlatan Ibrahimovic gjatë verës pritet të kalojë te Manchester Unitedi, ndërsa raportohet se kalimi i tij në Angli do të ndodhë me një kontratë mjaft interesante.
Edhe pse Djajtë e Kuq fituan Kupën FA këtë sezon, trajneri Louis Van Gaal pritet të humbë punën, pasi nuk arriti të kualifikonte skuadrën në Ligën e Kampionëve.
Vendin e tij thuhet se do ta zë tashmë i shumëpërfoluri Jose Mourinho, derisa sipas marrëveshjes, suedezi pas një viti si lojtar, do të angazhohet si asistent i dukur trajnerit të tij te Interi.
Ibra, të cilit i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin, do të mbetet lojtar i lirë dhe Sportsbladet njofton se ai do të kalojë në Old Trafford.
Sipas njoftimit, ai do të luajë për një sezon si futbollist, ndërsa më pas do t’i bashkohet strategut portugez në bankë. /Telegrafi/






















































