Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ia kishte vjedhur çantë një gruaje.

Rasti ka ndodhur në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të martën në ora 12:40.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte vjedhur një çantë nga viktima femër kosovare”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/