Një rast kanosjeje dhe dëmtimit të pasurisë është raportuar në Ferizaj, ku viktima mashkull kosovar është kanosur me armë nga një i dyshuar i panjohur.

Sipas raportit të policisë, tre persona të tjerë kanë përdorur mjete të forta dhe i kanë dëmtuar veturën e viktimës.


Gjatë hetimeve, viktima ka pranuar se posedon një armë zjarri, e cila është konfiskuar nga njësitet policore, së bashku me një fishek.

Pas intervistimit, i dyshuari është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Policia po vazhdon hetimet për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. /Telegrafi/