LAJMI I FUNDIT:

​I jepet lamtumira e fundit artistit Shaqir Hoti

​I jepet lamtumira e fundit artistit Shaqir Hoti

Me një ceremoni rasti iu është dhënë lamtumira e fundit kompozitorit dhe mjeshtrit të madh të muzikës, Shaqir Hotit. Varrimi është bërë në vendlindjen e tij në Rogovë të Hasit, ku edhe u cilësua si njëri nga muzikantët më të mëdhenj të kombit shqiptar.

Një biografi të shkurtë për Shaqir Hotin e lexoi kryetari i fshatit Rogovë, Islam Gashi. Ai tha se Shaqiri si arsimtar edukoi brezat e rinj dhe ishte në mesin e pedagogëve më të respektuar.

Sipas tij, vdekja e Shaqirit i ka tronditur pasi kjo vdekje është një humbje për familjen dhe shoqërinë tonë.


“Është momenti i vështirë ta përballoni këtë humbje kaq të madhe dhe prekëse, por ju duhet të jetë krenarë që e patët një prind, një vëlla, një komshi kaq të dashur, e një fshatar të mirë, por edhe kombi shqiptar që e humbi një punëtor të madh dhe të respektuar, të njohur në të gjitha viset shqiptare si muzikant dhe mjeshtër i muzikës që lirisht numërohet në mesin e muzikantëve më të mëdhenj kombëtar”, tha ai.

Ai sqaroi se edhe pse Shaqiri jetonte dhe vepronte në Prishtinë, varrimi po i bëhet në fshatin e lindjes, të cilin e ka dashur pa masë.