Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të lëndimit të rëndë trupor në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten.


“Prishtinë 13.11.2025 – 23:30. Më datën 14.11.2025 viktima femër kosovare ka raportuar se me 13.11.2025 i dashuri i saj-i dyshuari mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/