LAJMI I FUNDIT:

Hyundai Sonata e re i përshtatet shumë edhe shtigjeve të garave

Hyundai Sonata e re i përshtatet shumë edhe shtigjeve të garave

Tretmani prej N Line i ka ndihmuar shumë, që të jetë një makinë shumë e mirë sportive

Më herët, ishte thënë se Hyundai Sonata do të arrijë ne versionet N dhe N Line, mirëpo tani është bërë e ditur, se versioni N nuk do të lansohet, derisa tjetri që do të arrijë, do të jetë më i fokusuar për pista, transmeton Telegrafi.

Derek Joyce është menaxheri i prodhimit në Hyundai, që ka bërë të ditur se Sonata e re, do të përshtate shumë edhe me shtigjet e garave, ndërsa është një makinë shumë praktike për vozitje urbane.


“Ka sistem të përsosur të frenimit, derisa pjesët e ashtuquajtura termale, ia mundësojnë të mos nxehet, gjatë xhirove në pistë”, ka thënë Joyce.

Këtë ia mundësojnë rrotat, gomat dhe sistemi i pezullimit, që nuk është ndërtuar në mënyrë të veçantë, që të lëvizë nëpër këto hapësira.

Sipas tij, për momentin është në plan vetëm Hyundai Sonata N Line, por në të ardhmen ka mundësi të arrijë edhe versioni N, që mund të jetë një model shumë i mirë. /Telegrafi/